Sulmi ndaj Izraelit, Haradinaj: Kosova të rreshtohet me NATO-n, ShBA-në dhe Izraelin, në mbrojtje të lirisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Haradinaj është shprehur se ky sulm është ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë.

“Sulmi i mbrëmshëm është një sulm jo vetëm ndaj Izraelit por ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vlerat tona të përbashkëta sot cenohen seriozisht dhe Kosova duhet të rreshtohet pa asnjë mëdyshje me NATO-n, ShBA-të dhe Izraelin, në mbrojtje të lirisë,” shkruan Haradinaj.

Ai ka shtuar se ndajmë një të kaluar të dhimbshme.

“Qëndrojmë me Izraelin sepse ndajmë një të kaluar të dhimbshme dhe e dijmë se sa kushton liria, andaj jemi me ata që e mbrojnë të njëjtën me çdo kusht.” /Kosova.info/

Go to TOP