Sulmi/ Berisha: Lirojeni atë fatkeq, autori i vërtetë është Edi Rama, i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Evropës

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që të lirohet personi që e sulmoi me grusht në protestë.

Berisha tha se autori i vërtetë i sulmit është Edi Rama, i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.

‘Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje.

Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten.

Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës’, tha kryedemokrati Sali Berisha në fund të fjalimit të tij.

Go to TOP