Studentët kërkojnë lirimin e biletave në trafikun urban

Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës përgjysmim të çmimit të biletës në trafikun urban.

Këtë të rinjtë e arsyetojnë me rritjen e shpenzimeve, derisa deklarojnë se autobusët i kanë opsion kryesor për udhëtim. Në lidhje me këto kërkesa, përfaqësuesit e studentëve janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, i cili thonë se ju ka dhënë premtime për angazhim në zgjidhjen e çështjeve të ngritura, duke përmendur kategorizim të veçantë për ta çmimoren e re.

Nga komuna konfirmuan se janë duke i shqyrtuar kërkesat, të cilat pos për çmim të biletave përmbajnë edhe atë për një linjë të veçantë Konvikte-Stacion i Autobusëve, zgjatje e orarit të bibliotekës, e trajtim i problemit me qentë endacakë.

Go to TOP