Kosova.info

Daçiq në Bruksel: Anëtarësimi i Kosovës në OKB është ‘vijë e kuqe’ për Beogradin

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq tha në Bruksel se gjatë diskutimeve me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borrell, ua ka bërë të ditur se anëtarësimi i Kosovës në OKB është “vijë e kuqe” për Beogradin dhe se formimi i Asocacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të mos kontestohet.

Pas vizitës në Bruksel, ku takoi përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, anëtarë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, ai tha për mediat serbe se ata vënë në dukje “qasjen konstruktive” të Beogradit në fazën e fundit të negociatave për Kosovën.

“Ata shprehën dëshirën që të mos merren më me konfliktet javore që ndodhin në Kosovë dhe Metohi, për të cilat sipas mendimit tonë Kurti është fajtor, por të arrihet një marrëveshje që do të ofronte garanci më të forta dhe do të siguronte paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuptim, ata vlerësuan në mënyrë konstruktive angazhimin e presidentit Vuçiq dhe Serbisë”, tha Daçiq, raporton Tanjug.

Daçiq tha se qëllimi i vizitës së tij në Bruksel është që ta konfirmojë rrugën europiane të Serbisë dhe gatishmërinë e vendit për të zgjidhur në mënyrë paqësore të gjitha çështjet e hapura.

Ai shtoi se në Bruksel ka konfirmuar gatishmërinë e Beogradit “për të punuar në themelet dhe zbatimin” e planit të BE-së për Kosovën, të cilin Vuçiq e diskutoi me pesëshen ndërkombëtare të premten.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort