Stojkoviq: Vuçiq nuk do ta arrestojë kurrë Radoiçiqin

Avokati Çedomir Stojkoviq deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do ta arrestojë kurrë Milan Radoiçiqin, që kishte pranuar se organizoi sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Stojkoviq tha në platformën ‘X’ se Vuçiq jo vetëm që nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, por avokatin e tij, Goran Petronieviqin, e ka dërguar si vëzhgues në zgjedhjet presidenciale në Rusi. Radoiçiq është në listën e personave të kërkuar nga Interpoli dhe është i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Go to TOP