Starton ndeshja Drita-Differdange 03
Ka startuar ndeshjes mes Drita dhe Differdange 03 nga Luksemburgu.
Kampioni i Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ sfidon skuadrën nga Luksemburgu në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Konferencës.
Drita e njeh mirë këtë kundërshtar, pasi e kishte eliminuar në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve këtë verë.
Gjilanasit synojnë fitore në mënyrë që të kenë më të lehtë sfidën kthyese që luhet pas një javë në Luksemburg.
Drita-Differdange 03, formacionet zyrtare
Pak minuta na ndajnë nga dueli mes Dritës dhe Differdange 03 nga Luksemburg.
Kampioni i Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ sfidon skuadrën nga Luksemburgu në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Konferencës.
Drita e njeh mirë këtë kundërshtar, pasi e kishte eliminuar në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve këtë verë.
Megjithatë, skuadra gjilanase po kërkon rikthimin e formës pas një serie rezultatesh jo të mira në garat evropiane dhe në nismë të kampionatit, ku pësoi humbje ndaj Ferizajt fundjavën e kaluar.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Drita: Maloku, B.Krasniqi, Bejtullai, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Limaj, Balaj, Azjeraj, Tusha, Manaj.
Differdange 03: Felipe, D’Anzico, Brusco, Bedouret, Franzoni, Rauch, Rafa Pinto, Lempereur, Leandro Borges, Hadji, Artur Abreu.
Përballja mes Dritës dhe Differdange 03 nis në orën 20:00.
