Staroviq: OKB të thërrasë seancë për Kosovën, s’është e vërtetë që ka deeskalim

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, tha sot se është e nevojshme të insistohet në thirrjen e një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe të diskutohet “për situatën shumë të vështirë të serbëve” në veri.

Staroviq tha për RTS se edhe pse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pretendon se ka dy muaj që ka deeskalim në terren, kjo është larg së vërtetës.

“Kërkesa për një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është një veprim shumë i rëndësishëm që do të jetë i dobishëm në drejtim të zbatimit të mëtejshëm të politikës së Serbisë dhe në kuadër të mbrojtjes së interesave të popullit serb që jeton në Kosovë”, ka thënë Staroviq.

Go to TOP