Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Staroviq: Duhet ta gjuajmë topin në oborr të Kosovës

Sekretari shtetëror në ministrinë serbe të mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka thënë sot se “Beogradi duhet të veprojë me mençuri dhe ta gjuaj topin në oborr e Prishtinës, duke mos thënë “jo”, por duke qëndruar në tryezën e bisedimeve.

Staroviq ka pretenduar se “në këtë moment është e nevojshme që Serbia të tregohet e mençur, të peshojë me kujdes çdo lëvizje dhe të mos lejojë rrethanat e tilla “që të fajësohemi ne dhe të pësojmë”, e që nuk do të thotë se duhet të pranojmë atë që është e pafavorshme për Serbinë”.

“Në aspektin taktik, ne duhet të jemi të mençur, ta vendosim topin në fushën e Prishtinës, duke mos thënë – jo edhe pikë, por duke qëndruar në tryezën e bisedimeve dhe duke përfituar nga fakti se në Perëndim është pjekur vetëdija se është me rëndësi që fillimisht të zbatohet ajo për të cilën është pajtuar, e ky është Asociacioni”, mundohet Staroviq që nëpërmes të televizionit në shërbim të Vuçiqit “TV Pink”, t’ju “hedhë hi në sy” opozitës serbe e cila tashmë u bë shumë e zëshme duke e akuzuar presidentin serb për tradhti.

“Nëse ia dalim, Kurti do të jetë në pozitë të vështirë”, vazhdon Staroviq.

“Kurtit do ta ketë të vështirë, sepse politika e tij mbështetet vetëm në fushatën kundër Asociacionit”, ka pretenduar ai.

“Ne si shtet nuk duhet të lejojmë të jemi pala që do të fajësohet për dështimin e nismës. Dhe që pas një vit ta kuptojmë se kemi një Serbi të shkatërruar, si rezultat i veprimeve të pamenduara mirë”, ka pretenduar ai.

Ai përmendi edhe deklaratën e shefes së diplomacisë gjermane, Analene Berbock, e cila tha se “BE-ja është në luftë”, e cila, sipas pretendimeve të tij, “vetëm se tregon se çdo logjikë e diplomacisë është e humbur, se nuk ekziston më as logjika e as profiti, por logjika e luftës, në të cilën shpesh merren vendime të paarsyeshme”, aludon Staroviq në kërcënimin e “pesëshes perëndimore” për tërheqjen e investimeve nëse Vuçiq nuk pajtohet me marrëveshjen.

Duke shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq me të drejtë ka theksuar shpejtësinë me të cilën kompanitë e huaja janë tërhequr nga tregu rus.

“Kur flasim për ndërprerjen e investimeve dhe tërheqjen e kompanive, këtë duhet ta marrim seriozisht. Kjo nuk do të thotë se ne pranojmë gjëra të pafavorshme për Serbinë, por duhet të qëndrojmë në tryezë”, mendon Staroviq se do të kenë sukses për t’i tej zgjatur bisedimet deri në pafund.

Go to TOP