Murati: Viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind

Ministri i Financave, Hekuran Murati sot ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me rritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Ai në këtë konferencë ka thënë se për vlerësim të tatimit në pronë, obligohet Ministria e Financave, ndërsa për shkallën tatimore obligohen komunat.

“Për vlerësim obligohet Ministria e Financave, pra është kusht që çdo 3-5 vite të bëhet vlerësimi i ri, ndërsa kushti i dytë që ka të bejë me shkallën tatimore që obligohën komunat”, ka thënë ndër të tjera Murati.

Murati ka thënë se viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind, domethënë këtë

Ky ligj sipas nenit 7 ka paraparë që në vitin e 5-të të zbatimit të ligjit të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave. Sipas tij, që nga hyrja në fuqi kanë filluar të tatimohen edhe tokat sepse njëherë kanë qenë vetëm ndërtesat.

“Ky ligj sipas neni 7 ka paraparë që në vitin e 5-të të zbatimit të ligjit të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave. Prej hyrjes në fuqi kanë filluar të tatimohen edhe tokat sepse njëherë kanë qenë vetëm ndërtesat. Viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind, domethënë këtë e obligon ligji. Ky ligj e ka përcaktuar qysh në vitin 2018 se tokat duhet të tatimohen dhe pjesa më e madhe e rritjes së faturave shkon nga ky tatim”, ka shpjeguar Murati.

Go to TOP