Stano: OHDIR konfirmon, zgjedhjet në Serbi me shumë parregullsi

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE OHDIR-it, i cili ka konstatuar shkelje të shumta në zgjedhjet e fundit në Serbi.

“Raporti për zgjedhjen e hershme parlamentare konfirmon shqetësimet procesi zgjedhor kërkon përmirësim të prekshëm dhe reforma të mëtejshme. Raportet e parregullsive duhet të trajtohen në mënyrë transparente, duke përfshirë ato që lidhen me zgjedhjet lokale”, ka shkruar Srano në X.

Stano ka shkruar se BE-ja mirëpret që autoritetet e Serbisë shprehën gatishmërinë për të punuar me ODIHR për zbatimin e rekomandimeve.

“Nuk ka kohë për të humbur përpara zgjedhjeve të ardhshme në vend”, ka theksuar ai. /Kosova.info/

Go to TOP