Stafi i AGK-së takohet me stafin e ECPMF-së për programin “Gazetarët në Residencë”

Stafi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës është takuar me stafin e programit “Gazetarët në Rezidencë”, European Centre for Press and Media Freedom në Leipzig të Gjermanisë.

Kjo vizitë u bë me qëllimin e shkëmbimit të përvojave të implementimit të programit, i cili sipas AGK-së, ka nisur në shtetin gjerman në vitin 2016.

“Gjatë vizitës dyditore në Leipzig, u diskutua për punën e ekipit të programit nga Kosova, si dhe atij nga Gjermania, dhe u shkëmbyen praktikat më të mira për implementimin e programit, si dhe sfidat e sukseset e arritura”.

“Gazetarët ukrainas janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, program i iniciuar nga ECPMF, e që po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt”, thuhet në njoftimin e AGK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se nga programi “Journalists in Residence – Kosovo”, kanë përfituar 18 gazetarë nga Ukraina, gjashtë prej të cilëve e kanë përfunduar me sukes programin.

Go to TOP