Stacione pa udhëtarë

Transporti hekurudhor në Kosovë është gati pasiv. Dikur edhe në linja ndërkombëtare, sot trenat e Kosovës qarkullojnë vetëm në dy relacione: Prishtinë – Hani i Elezit dhe Prishtinë – Pejë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ka qenë rreth 13,000. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve është zvogëluar për 25 për qind.

Hekurudhat e Kosovës nuk janë mirëmbajtur siç duhet që nga fillimi i viteve ‘90, kur edhe kanë filluar luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. Me gjithë planet për investime që kanë shpallur autoritetet e Kosovës, hekurudhat mbeten të vjetra dhe vende-vende të shkatërruara.

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Arben Hoti, ka kapur pamje në disa stacione trenash në Kosovë, që, po ashtu, duken në gjendje të rëndë.


Stacioni i trenit në Fushë Kosovë.
Stacioni i trenit në Fushë Kosovë.
Pamje nga brenda e stacionit të trenit në Fushë Kosovë.
Pamje nga brenda e stacionit të trenit në Fushë Kosovë.
Stacioni i trenit në Qyshk të Pejës i mbuluar nga barishtet.
Stacioni i trenit në Qyshk të Pejës i mbuluar nga barishtet.
Vagonë të ndryshkur në stacionin e trenit në Bardh të Madh.
Vagonë të ndryshkur në stacionin e trenit në Bardh të Madh.
Treni që qarkullon dy herë në ditë në relacionin Prishtinë - Pejë dhe anasjelltas.
Treni që qarkullon dy herë në ditë në relacionin Prishtinë – Pejë dhe anasjelltas.
Një punonjëse hekurudhash dhe një i moshuar afër trenit në stacionin në Pejë.
Një punonjëse hekurudhash dhe një i moshuar afër trenit në stacionin në Pejë.
Një djalë me biçikletë duke pritur kalimin e trenit në Pejë.
Një djalë me biçikletë duke pritur kalimin e trenit në Pejë.
Orë muri në stacionin e trenit në Pejë.
Orë muri në stacionin e trenit në Pejë.
Stacioni i trenit në Pejë: Për shkak të kushteve teknike në linjat aktuale, shpejtësia e trenave mund të arrijë vetëm në 50 kilometra në orë.  
Stacioni i trenit në Pejë: Për shkak të kushteve teknike në linjat aktuale, shpejtësia e trenave mund të arrijë vetëm në 50 kilometra në orë.
 
Disa udhëtarë duke pritur në stacionin e trenit në Prishtinë.
Disa udhëtarë duke pritur në stacionin e trenit në Prishtinë.
Stacioni i trenit në Prishtinë.
Stacioni i trenit në Prishtinë.
Në drejtim të trenave, shpesh gjuhen gurë, thonë punonjës të hekurudhave.
Në drejtim të trenave, shpesh gjuhen gurë, thonë punonjës të hekurudhave.
Binarët, stabilimentet sinjalizuese, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve - të gjitha janë të vjetruara.  
Binarët, stabilimentet sinjalizuese, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve – të gjitha janë të vjetruara.
 
Kështu duket stacioni i trenit në Dobroshec.  
Kështu duket stacioni i trenit në Dobroshec.
 
Stacioni i trenit në Dobroshec, jashtë funksionit.
Stacioni i trenit në Dobroshec, jashtë funksionit.
Stacioni i trenit në Baincë.
Stacioni i trenit në Baincë.
Për stacionin në Baincë, punonjësit e hekurudhave thonë se ai, para luftës së viteve 1998/99, “ka qenë më i mirë se një restorant modern i ditëve të sotme”.
Për stacionin në Baincë, punonjësit e hekurudhave thonë se ai, para luftës së viteve 1998/99, “ka qenë më i mirë se një restorant modern i ditëve të sotme”.
Një punonjës hekurudhe në stacionin e trenit në Klinë.
Një punonjës hekurudhe në stacionin e trenit në Klinë.
Stacioni i trenit në Klinë.
Stacioni i trenit në Klinë.
Stacioni i trenit në Ujmir afër Klinës.
Stacioni i trenit në Ujmir afër Klinës.
Go to TOP