Gjini i kërkon ballafaqim Kurtit: Për cilëndo temë dhe ku të doje, kemi shumë çka të debatojmë

Ardian Gjini i Aleancës i ka bërë thirrje Albin Kurtit të Vetëvendosjes për ballafaqim në debat publik.

Gjini tha se “kemi shumë çka të debatojmë,” dhe se një përballje mes tyre është në interes të publikut,

“Për cilindo temë që e zgjedhë ai, kurdo që e zgjedhë ai, në cilëndo studio që e zgjedhë ai. Ka me qenë jetike me debatu para gjithë popullin. Nëse e ka guximin me dal një ditë në debat, keni me u befasu se sa shumë kemi me thanë, po po e ruaj mundësinë, spo i nxjerrim krejt sonte,” tha ai në Debat Plus.

“Për herë të dytë, është ftesë e hapur me dalë me debatu. Kemi shumëçka me debatu”, përfundoi kryetari i Aleancës.

Go to TOP