Shqiptar i Kosovës
Shkruan: Afrim VESELI
Tek lexoja se si na ka quajtur ai hiena e Shqipërisë, që edhe emrin më vjen ndotë t’ia përmendi, e që merr pagë në Kosovë, mu kujtua filmi Nëntori i Dytë.
Isë Boletini Shqiptari e Kosovari, kur hynë në Vlorë. Tregojnë që Ismail beu kish pas shumë probleme me disa të tillë si ky hien, dhe i kishte kërkuar Isa Buletinit ti rehatonte. E Isa e dhe burrat e Kosovës i kishin pas rehatu stupc dhe mbrojtën Vlorën tonë e tanë Shqipnin.
Isa Boletini ka lanë shumë pasardhës, ushtarët e lirisë me emblemën e UÇK.
Duhet të përfundon kjo, lus të përfundon, sharje e fyerje, linçime e çka jo.
Uniteti i popullit duhet të ruhet më shumë se çdo gjë burra.
Po, po mungon Rugova e Hashimi me Kadrinë.
Këtë detyrë duhet ta marrin disa që janë këtu.
Ramush Haradinaj thirr për unitet, mbledh burrat e dëshmuar, e ke Remin. Thirr njerëzit e Akademisë dhe të tjerë të dëshmuar, Kosova e di që për ty e gjithë Ne, do e bartim në supe, siç e barte Luanin dhe nuk e lëshove.
