Shfaqja ‘Departamenti i Ëndrrave’ së shpejti me premierë

Teatri Dodona në bashkëpunim me organizatën “Miza n’skenë” do të sjellin shfaqjen “Departamenti i Ëndrrave”.

Është bërë e ditur që premiera e shfaqjes do të jipet më 24 mars, teksa regjisor është Besim Ugzmajli dhe dramaturg Jeton Neziraj.

Aktorët Afrim Muçaj, Ermal Sadiku dhe Molikë Maxhuni do të jetësojnë rrëfimin dramaturgjik i cili paraqet kontrollin e ëndrrave, në një situatë kur dashuria është e ndaluar.  

Go to TOP