Të premten do të mbahet seanca e radhës e kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten, më 7 tetor, do të mbahet seanca e radhës e kuvendit.

Ai tha se pikë e parë e kësaj seance do të jetë interpelanca, që e kanë kërkuar për ministrin e Financave, Hekuran Murati, sipas tij, për vendimin arbitrar për ndalimin e pagave e presioneve në pushtetin lokal.
“Pika e parë në seancë për interpelancën që e kemi kërkuar për ministrin Murati, për vendimin e tij arbitrar për ndalimin e pagave për presionin që e ka bërë në pushtetin lokal gjatë grevës dhe për ndërhyrjen në autonominë e komunave në atë kohë”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se roli i qeverisë është që ta ndihmojë Kosovën në kohë të vështira e jo të ndalojnë punën buxhetore për komunat.

Si grup parlamentar, ai tha se do ta ngrenë si çështje edhe ligjin për zyrtarët publikë, pasi, sipas tij, kjo është një ndërhyrje flagrante në stafin dhe shërbimin civil.

Go to TOP