AAK-ja kundërshton ligjin e miratuar nga Qeveria për zyrtarët publikë
AAK-ja ka dalë kundër ligjit për zyrtarët publikë, të cilin ditë më parë e ka miratuar Qeveria.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me këtë ligj Qeveria po bën ndërhyrje flagrante në stafin e shërbyesve civilë.
“Kemi të bëjmë me një ndërhyrje flagrante që nuk ka ndodh tash e 20 vjet, ndërhyrje drejtpërdrejt në stafin dhe shërbyesve civilë përmes cenimit të kontratave të tyre për caktimin e afateve, që bie ndesh me parimet evropiane”, deklaroi Tahiri në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë.
