Kosova

Specat u shtrenjtuan për 2,60 euro, deputeti i LDK-së del me kërkesë për Qeverinë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka publikuar një infografikë, ku ka krahasuar çmimet e produkteve ushqimore në muajin maj të këtij viti krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar.

Bazuar në infografikën e publikuar nga Mustafa, mielli është shtrenjtuar për 26 centë, vaji për 1 euro e 23 centë, buka e bardhë për 11 centë, domatet për 77 centë, vezët për 1 euro e 7 centë, qumështi për 18 centë, patatet për 13 centë, derisa specat e pa djegëst për 2 euro e 60 centë.

May be an image of text that says 'Produkti ushqimor Miell gruri Vaj ushqimor luledielli Buke e bardhe Domate Vezë Qumesht Patate Speca te pa djeges maj 2021 0.52 1.55 0.35 0.93 2.18 0.90 0.69 1.22 maj 2022 0.78 2.78 0.46 1.70 3.25 1.08 0.82 3.82 Rritja EUR 0.26 1.23 0.11 0.77 1.07 0.18 0.13 2.60 Rritja% 50.0% 79.4% 31.4% 82.8% 49.1% 20.0% 18.8% 213.1%'

Sipas Mustafës, rritja e çmimeve është 12.5 përqind. Ai ka kërkuar që Qeveria ta largojë urgjentisht akcizën në derivate dhe TVSH’në në ushqim, derivate e energji.

“Rritja e çmimeve 12,5%! Qeveria duhet urgjentisht të largojë akcizën në derivate dhe TVSh-në në ushqim, derivate dhe energji”, ka shkruar Mustafa.

May be an image of text
Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort