Spahiu: Si mund të festohet 29 nëntori dita e pushtimit?

Analisti politik Nexhmedin Sahiu ka thumbuar institucionet e Kosovës pa anashkaluar as ato në Shqipëri të cilët e shpallin 29 nëntorin ditë pushimi.

Ai në profilin e tij në facebook thotë se për herë të parë në Kosovën e pasluftës është shpallur ditë pushimi 29 Nëntori – dita kur terroristët komunistë përfunduan pushtimin e Shqipërisë, e që në Shqipëri akoma zyrtarisht quhet ‘çlirim’.

“Kjo ditë që do të duhej të ishte ditë zie në Shqipëri, e rrjedhimisht në shenjë solidariteti me Shqipërinë edhe në Kosovë ditë zie, sot po festohet! Epo nëse është kështu, pra nëse pushtimi qenka çlirim, atëherë bëjuni përmendore kryeterroristëve që na paskëshin qenë kryeçlirimtarë, shokëve: Miladin Popović, Dushan Mugosha, Enver Hoxha, Mehmet , Shehu, Koçi Xoxe, Naku Spiro, Haxhi Lleshi, Aranit Çela, etj, apo mos dikush tjetër i paskësh drejtuar këta ‘çlirimtarë’?”, shkruan Spahiu.

Go to TOP