Southgate pas fitores së Anglisë: Luajtëm mirë

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Zvicrës dhe kualifikimin në gjysmëfinalen e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

‘Tre Luanët’ mundën Zvicrën pas penalltive me rezultat 5-3, pasi koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1.

Strategu anglez pas ndeshjes tha se skuadra e tij është në rritje. Southgate thotë së te besuarit e tij, luajtën mirë kundër Zvicrës.

“Luajtëm mirë kundër një skuadre shumë të mirë. Në këto ndeshje duhet të jesh i përpiktë në mbrojtje. Mendoj se bëmë mirë presion dhe e përdorëm topin më mirë se në ndeshjet e mëparshme”, tha ai.

“Kjo ndeshje tregon shenja rritjeje. Kemi punuar shumë për penalltitë, dhe tani u bënë tre që kemi fituar nga katër raste”, ka theksuar Southgate.

Anglia në gjysmëfinale do të ndeshet me Holandën e cila sonte eliminoi Turqinë (2-1). 

Go to TOP