Sot shpallet Aktgjykimi për Zoran Vukotiqin i cili akuzohet për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë sot pritet të shpallë Aktgjykim në rastin e Zoran Vukotiq-it, i cili akuzohet për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

QKRMT përmes shërbimeve rehabilituese që ofron, ka fuqizuar të mbijetuarën në kërkesën e saj për drejtësi, si dhe ka iniciuar rastin.

Gjithashtu, bëhet e ditur se QKRMT ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe me vetë viktimën, njofton Klan Kosova.

Përveç ofrimit të rregullt të shërbimeve psiko-sociale, QKRMT ka asistuar dhe mbështetur viktimën në të gjitha etapat e procesit hetues dhe gjyqësor.

Si organizatë e cila për më shumë se dy dekada ofron mbështetje psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, QKRMT mandat parësor vazhdon ta ketë drejtësinë për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Go to TOP