Sot përurohet objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë

Sot bëhet përurimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Sipas njoftimit zyrtar, në ceremoni, e cila mbahet në Gjakovë, do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e objektit të ri të Gjykatës në Gjakovë. Prerja e shiritit të objektit do të bëhet nga kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ceremonia do të mbahet sot në qytetin e Gjakovës, në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjakovë (afër ndërtesës së Prokurorisë), në orën 10:00”, thuhet në njoftim.


Go to TOP