Sot nis Evropiani ‘Gjermani 2024`, gjithçka që duhet të dini

Pritjes së madhe sonte do t’i vijë fundi. Nga sonte e deri më 14 korrik në tokën gjermane zhvillohet Kampionati Evropian EURO 2024, event në të cilin marrin pjesë 24 kombëtare përfshirë edhe Shqipërinë.

Tashmë është gjithçka gati për turneun më të madh në futbollin evropian.

Formati i Evropianit do të jetë i njëjtë si në të kaluarën, pra fillimisht zhvillohen grupet, ku avancojnë dy pozitat e para. Nikoqiri, në këtë rast Gjermania do t’ia bëjë ‘sefte’ ndeshjes hapëse, ku do të përballet me Skocinë

Faza grupore zhvillohet deri më 26 qershor, pastaj faza më interesante, ajo e eliminimit direkt do të nis më 29 qershor.

Ku do të zhvillohen ndeshjet?

Do të jenë tetë stadiume që do t’i presin kombëtaret. Më interesantja është fakti se pesë nga këto stadiume janë të skuadrave të Bundesligas II.

Stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Evropianit:

Olympiastadion Berlin (kapaciteti prej 71 mijë ulësve), Cologne Stadium (43 mijë ulëse), Dortmund Stadion (62 mijë ulëse), Dusseldorf Arena (47 mijë ulëse), Frankfurt Arena (47 mijë ulëse), Arena Aufschalke (50 mijë ulëse), Volksparkstadion Hamburg (49 mijë ulëse), Leipzig Stadium (40 mijë ulëse), Munich Football Arena (66 mijë ulëse) dhe Stuttgart Arena (51 mijë ulëse).

Favoritët, Shqipëria mund të jetë befasia e Evropianit

Kombëtarja e Shqipërisë është skuadra më me pak gjasa për t’u kualifikuar, meqenëse siç e dimë ndodhet në grupin e ‘vdekjes’ me kombëtare si Spanja, Italia dhe Kroacia.

Megjithatë, mediumet e mëdha britanike përfshirë “The Athletic” e kanë vlerësuar si kombëtarja që mund të shkaktojë befasinë. Falë formës fantastike, taktikave të Sylvinhos si dhe golave të mrekullueshëm nga distanca “Kuq e Zinjtë” mund të shkaktojnë befasi ndaj secilës kombëtare, duke nisur nga përballja e parë – kundër Italisë.

Favoritët kuptohet mbesin si gjithnjë të njëjtit, pra kombëtare që janë mësuar nga presioni: Franca, Anglia, Portugalia dhe Spanja.

Sonte (e premte), Gjermania e nis ndaj Skocisë për ta nisur Evropianin, derisa Shqipëria përballet me Italinë të shtunën me fillim nga ora 21:00.

Go to TOP