Sot Konferenca Ndërqeveritare, deputetja e PD-së: Koha të reflektojmë, të prodhojmë një politikë që i shërben integrimit

Teksa sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel, vjen një reagim nga kampi opozitar në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se edhe pse ky është një prej momenteve kulmore të historisë së Shqipërisë, nuk ka kohë për festë.

Tabaku thekson se është koha për reflektim dhe për një politikë që i shërben integrimit.

“Koha të reflektojmë dhe të prodhojmë një politikë që i shërben procesit të integrimit. Pa përsëritur butaforitë e mëhershme që kanë dashur të privatizojnë me propagandë arritjet e paqena. E duke i dhënë mundësi reale Shqipërisë të vijojë procesin e integrimit së pari e mbi të gjitha në favor të shqiptarëve”, ka shkruar ndër të tjera Tabaku. 

Go to TOP