Sopjani këshillon Qeverinë që mos ta sfidojë NATO-n me veprime “populiste” në veri

Ish-inspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka kritikuar veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit, duke theksuar rëndësinë e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë. Kjo deklaratë vjen pasi ambasadorët e vendeve të QUINT-it, në konsultim me NATO-n, kundërshtuan ndryshimin e statusit aktual të urës.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it (ShBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermani dhe Itali pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, kanë deklaruar se  në konsultim me NATO-n nuk mbështesin ndryshimin e statusit aktual të urës së Ibrit. Ndërsa Qeveria e Kosovës kërkon hapjen e urës.

Këtë e ka komentuar edhe ish-inspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, njëherësh avokat, i cili ka thënë se Qeveria nuk duhet të marrë vendime që nuk janë në linjë me partnerët e Kosovës.

“Është një ‘dis’ i drejtpërdrejtë i veprimeve jo koordinuese dhe të pa pajtuara paraprakisht të Qeverisë me partnerët tanë. Në veç se kemi pasur parasysh që në fillimet e fushatës joformale, para zgjedhore kemi me pa veprime të caktuar në veri, mirëpo të paktën  vlerësoj që këto veprime do të duhej të ishin në koordinim më partnerët tanë sepse rrezikojmë të humbin edhe këtë që e kemi humbë deri tash”, ka thënë Sopjani në “FIVE” të Dukagjinit.

Go to TOP