Sonte Peja-Bashkimi në ‘betejën’ e katërt të ‘Play-off-it’

Trepça të mërkurën mbrëma mundi Sigal Prishtinën duke siguruar finalen e madhe të ‘Play-off-it’ në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit fituan mbrëmë në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës 80:84 (18:29, 27:19, 9:10, 26:26) dhe me serinë 3:1 në gjysmëfinale u kualifikuan në finale.

Trepça në finale e pret fituesin nga gjysmëfinalja tjetër Peja-Bashkimi, sfidë që luhet sonte.

Rezultati momental është 2:1 për prizrenasit, derisa sonte zhvillohet dueli i katërt gjysmëfinale që mund të jetë përcaktues për finalistin e dytë.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Ndeshja Peja-Bashkimi fillon në orën 19:00. 


Go to TOP