Sonda Gaia zbulon ADN-në dhe tërmetet e papritura yjore

Disa astronomë kanë publikuar studimin më të detajuar të Rrugës së Qumështit, duke zbuluar mijëra tërmete yjore dhe ADN-në e yjeve, duke ndihmuar në identifikimin e qosheve më të banueshme të galaktikës tonë.

Observimet që bëhen nga Sonda Gaia e Agjencisë Evropiane të Hapësirës mbulojnë rreth dy miliardë yje, rreth 1 për qind të numrit total të yjeve në galaktikën tonë, shkruan The Guardian.

Këto observime po u mundësojnë astronomëve që të bëjnë rikonstruktimin e strukturës së galaktikës sonë dhe që të zbulojnë edhe se si galaktika ka evoluar përgjatë miliarda viteve.

Studimet e mëparshme të bëra nga Gaia, një anije hapësinore robotike e cila u lëshua në hapësirë në vitin 2013, ka pikasur lëvizjen e yjeve të galaktikës sonë, në detaje të mahnitshme.

E duke e bërë rikthimin e pamjeve, astronomët mund të bëjnë modelimin e formësimit të galaktikës. Observimet e fundit shtojnë detaje të përbërjes kimike, temperaturave yjore, ngjyrave, masave dhe moshës së galaktikës sonë, kjo duke u bazuar në spektroskopi, ku drita yjore ndahet në gjatësi të ndryshme valore.

Këto matje papritmas zbuluan mijëra tërmete në sipërfaqet yjore, ngjarje këto kataklizmike të ngjashme me cunami.

Go to TOP