SOHR: Rreth 40,000 sirianë janë regjistruar për të luftuar Ukrainën

Më shumë se 40,000 sirianë janë regjistruar për të luftuar në anën e Rusisë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), raporton Kosova.info.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti sirian Bashar al-Assad janë aleatë dhe Putini e mbështeti Assadin gjatë luftës civile siriane me ndihmë ushtarake. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se luftëtarët po aplikojnë në Damask dhe Aleppo dhe u është thënë se do të marrin “paga dhe përfitime”.

Duhet theksuar se organizata SOHR është bërë burimi kryesor i informacionit nga Siria për mediat perëndimore. Është e regjistruar në Londër. Kritikët e organizatës thonë se ajo është shumë kundër Asadit.

SOHR thekson se rreth 400 luftëtarë të tillë aktualisht janë duke u trajnuar në Rusi pranë kufirit me Ukrainën. Zyrtarët ukrainas thonë se Putini i është drejtuar Sirisë për ndihmë sepse Rusia po vuan humbje të mëdha në Ukrainë.

Të hënën mbrëma, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, Rusia ka pësuar më shumë viktima në Ukrainë sesa gjatë të dy luftërave çeçene. /Kosova.info/

Go to TOP