Kronika e zezë

Skenderaj: Vjehrri kërcënoi nusen e djalit që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim

Një burrë nga Skenderaj e ka kërcënuar nusen e djalit të tij, që ta a tërheq kërkesën për shkurorëzim.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e vajzës.

“Me 04.12.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur vajzën e tij duke kërkuar nga ajo që ta tërheq kërkesën për shkurorëzim me djalin e të dyshuarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq më shumë