Skënder Halimi promovoi librin “Zëri i heshtjes sime”

Është promovuar libri “Zëri i heshtjes sime” i autorit Skënder Halimi në Bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Libri në vete ngërthen tema të ndryshme, poezi nga të gjitha motivet si: sociale, dashurie, patriotike, e tjera.

Mbi 200 poezi të përmbledhura brenda disa viteve janë dëshmi se ky libër duhet përmbajë vlera të zgjedhura dhe jo çfarëdo.

Për librin kanë folur redaktori Bilall Maliqi, recensenti Sevdail Hyseni dhe drejtoresha e Bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë Mimoza Saqipi.

Autori i librit Skënder Halimi, ka falënderuar pjesëmarrësit që i begatuan promovimin e librit “Zëri i heshtjes sime”.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe krijues, artistë e artdashës nga lëmenj të ndryshëm.

Go to TOP