Skandaloze/Shtatoren e Adem Jasharit në Prizren do ta bëjë kompania për ndërtim dhe kanalizim si fituese e tenderit (dok.)

Me rastin e 28 Nëntorit të vitit të kaluar, festës së Pavarësisë dhe Flamurit, në qytetin e Prizrenit ishin përuruar dy përmendoret prej bronzi të dy prej emrave më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Adem Jashari.

Por, shtatoret në fjalë kishin sjellë shumë kritika të ashpra në opinion, pasi dy heronjtë janë sjellë në një mënyrë skandaloze.

Heroi Kombëtar dhe Komandanti Legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, sipas qytetarëve nuk meritonin vepra të tilla qesharake.

Por, siç duket Komuna e Prizrenit ka vendosur që këtë herë, shtatoren e Adem Jasharit t’ia besojë një kompanie e cila është e specializuar për kanalizime, ndërtimtari dhe veprimtari tjera.

Në gjithë këtë proces tenderues kishte pas shkelje sipas OShP-së, gjë që këto janë mohuar nga zyrtarët komunal, por sipas ankesës thuhet se:

“AK nuk ka aplikuar kërkesat për projektet e realizuara në tri vitet e fundit dhe nuk ka adresuar asnjë gabim që kishte ndodhur në plotësimin e ofertës nga OE fitues. AK me këtë veprim ka bërë shkelje të nenit 6 të LPP-së për shfrytëzimin e parasë publike në mënyrë efikase, efektive, ekonomike dhe vetëm për qëllimin e rastit sepse po tenton të shpërblejë me kontratë një OE të papërgjegjshëm. Gjithashtu AK nuk ka respektuar nenin 13 të ligjit nr. 07 / L-O16 për Rimëkëmbjen Ekonomike-COVID-19 dhe interpretimi nr. 79 të KRPP-së për këtë qëllim.”

Ndërsa Osman Hajdari Drejtor i Administratës ka thënë për Kosova.info se

“Në të gjitha procedurat lidhur me Memorialet dhe Shtatoret e dëshmorëve, DA në të gjitha fazat e procesit nga faza e inicimit, vlerësimit, shpalljes dhe implementimit ka formuara komisione profesionalepër mbikëqyrjen dhe vlerësimin e këtyre procesevepër shkak të ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë lidhur me këto vepra, duke vendosur standard t larat tëkontrollit dhe monitorimit, pasi në çdo komision ka anëtar nga komuna, profesionist t fushës, OJQ-ve, Organizatave të Luftës dhe anëtar nga familjet e dëshmorëve”.

Por, OShP e ka vlerësuar si të bazuar ankesën e dy OE të cilët kishin tenderuar dhe nuk kishin fituar.

“Gjithashtu, AK nuk ka zbatuar rregullat për konfidencialitetin pasi dy nga konkurrentët kishin publikuar projektet/skulpturat/buxhetet e tyre në Facebook dhe në këtë mënyrë zbuluan identitetin e tyre që ka ndikuar në humbjen e objektivitetit të Jurisë. Gjithashtu AK-ja ka pranuar dhe ka futur dokumentet në dosjen e OE fitues dy muaj pas përfundimit të afatit të tenderit pa asnjë proces të sqarimit të tenderit publik. Bazuar në sa më sipër, me kuptim të plotë konsiderojmë se AK-ja ka bërë shkelje të nenit 6 dhe 7 të LPP-së dhe në të njëjtën kohë ka favorizuar OE që ka shpallur fitues (më poshtë mund të gjeni arsyetimin e detajuar për mangësitë në specifikacionin teknik ). Pretendimi 2: AK ka bërë shkelje të nenit 59 të LPP-së pasi që gjatë vlerësimit nuk i ka respektuar si duhet kërkesat nga dosja e tenderit. Neni 59.4 i LPP-së specifikon se: Autoriteti kontraktues do ta konsiderojë një tender si të përgjegjshëm vetëm nëse tenderi në fjalë është në përputhje me të gjitha kërkesat e përcaktuara në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit. AK-ja në dosjen e tenderit kishte kërkuar që OE duhet të ofrojë dëshmi se ka realizuar me sukses kontratat në Mini të skulpturës, busteve – minimumi një (1). duke filluar numërimin mbrapsht nga njoftimi i kontratës. Kështu është përcaktuar kërkesa e AK-së. OE fitues ka ofruar kontrata në listat e tij dhe i ka shoqëruar me referenca për projekte që nuk kanë lidhje me punën e skulpturave. Një referencë që ai e ka bashkangjitur në ofertën e tij i takon një skulptori që ky OE është i angazhuar vetëm për këtë projekt. Pasi që kërkesa ka qenë e tillë që referenca është kërkuar nga OE atëherë ky i fundit është dashur të ketë një konsorcium me skulptorin përndryshe një referencë e tillë nuk merret për bazë. Referencat e stafit dhe madje edhe të nënkontraktorit nuk merren parasysh në raste si ky i yni sepse është përcaktuar kërkesa për referencë që duhet ta ketë OE. I vetmi rast kur OE mund të plotësojnë njëri-tjetrin është kur ata kanë një marrëveshje konsorciumi ose marrëveshje për krijimin e grupit të OE. Bazuar në këtë fakt konsiderojmë se AK e papërgjegjshme kishte kërkuar që OE të dorëzojë dëshmi për stafin. Ja si ju paraqesim vetëm një provë që tregon se si oferta e tij është kompletuar me dokumente që mbajnë datën shumë më vonë se data e dorëzimit të tenderëve. Sipas situatës në ofertën e OE fitues, asnjë nga stafi i këtij OE nuk ka ofruar dëshmi të përvojës së punës. Kjo është veçanërisht e dukshme për stafin që është i natyrës së projektit dhe është i lidhur ngushtë me projektin. Ata dhanë CV por jo dëshmi të përvojës së punës. Ky ka qenë kriter kualifikues dhe si i tillë nuk është plotësuar nga OE fitues. Edhe për këtë mangësi ky OE është dashur të shpallet i papërgjegjshëm. Përveç kësaj, oferta e tij duket se plotësohet me dokumente që mbajnë datën dy muaj pas përfundimit të afatit për dorëzimin e tenderëve. Kjo nuk është bërë me asnjë proces transparent të zbardhjes së tenderëve siç e kërkon ligji, andaj në bazë të këtij fakti lirisht mund të konstatohet se oferta e këtij OE është manipuluar dhe kush e di se çfarë niveli është futur në dosjen e tij pas afatit të tenderit.”.

“AK ka bërë si duket modifikime edhe të zarfeve ku shihet se tani atyre ua ka ndryshuar prapë shifrën duke ua vendosur atë 0064 dhe që haptazi duket se janë krijuar pas procesit të vlerësimit. Përpos kësaj tek tabela ku e janë pasqyruar pikët e jurisë dhe tek raporti i vlerësimit te jurisë ky OE tash posedon një numër tjetër i cili është 001 që dëshmon se gjatë këtij procesi kujt ju ka tek ka vendos numra për qejfi të tijë pasi që vet OE nuk ka vendosur fare numër katër shifror në ofertën dhe pakon e bucetës së tije dorëzuar me shifrën 64 dhe 001. Në shumë vende të tjera nëpër dokumentat e këtij procesi figuron edhe me shifra të tjera dhe kjo tregon faktin se kjo shifër është manipuluar dhe se ky OE nuk e ka dorëzuar ofertën për del të jetë i papërgjegjshëm. Arsyetimi i AK-së tek refuzimi i kërkesës për rishqyrtim dhe thirrja në gabime të vogla në këtë rast nuk mund të aplikohet sepse ky është gabim i vogël dhe nuk gjendet tek përmbajtja e tenderit. Ne kemi mundur të sigurojmë dokumente specifike për punën e verifikimit të dokumenteve specifike për administrimin aktual të tenderit dhe do të mund t’i sigurojmë ato me konfidencialitet.”

Pas gjithë këtyre ankesave, OShP–ja e ka dërguar lenden në rivlerësim për shkak të parregullsive që janë gjetur në procesin e përzgjedhjes së fituesit.

Por zyrtaret komunal, kanë mohuar të ketë pasur shkelje gjatë në procesin e përzgjedhjes së fituesit, ata përKosova.info kanë thënë se: 

“Në rastin konkret lidhur me shtatoren e komandantit Adem Jashari ka pasur dy procese tenderuese sipas LPP dhe i janë nënshtruar vlerësimeve profesionale nga profesionist të fushave. Komisioni vlerësues në përbërje: Naim Spahiu – kryesues, Evis Heretica, Sabedin Etemi, Sinan Aliaj, Zana Belloda, Luan Tashi, dhe Isa Berisha, kanë vlersuar anen teknike/profesionale të bucetave ku vlera e vlerësimit ka qenë 80% dhe 20% e vlerës së vlerësimit ka qenëana financiare, andaj komisioni ka pasur kompetencëtë plotë me vlerësua, refuzua apo anulua këtëprocedurë dhe jo zyrtarët e prokurimit. Sipas informatave qe kam kjo lëndë ëshëe duke u trajtuar në OShP dhe çdo vendim i saj është obligues për komunën, por nuk duhet nxjerr kualifikime ende pa përfundua ky proces. Si do që të jetë Komuna e Prizrenit është e gatshme të ju ofroj qasje të plotë nëcilëndo fazë të këtij procesi dhe të proceseve tjera”.

Kosova.info ka kontaktuar edhe drejtorin e kompanisë fituese, Adem Shabanaj, ku i njëjti ka thënë se kompania fituese nuk ka kryer asnjëherë punë të tilla.

“Ne merremi me ndërtime dhe renovime, ne nuk kemi bërë asnjëherë punë artistike, shtatore apo skulptura, por ne kemi bërë vetëm bazamente, ndërsa në lidhje me këtë, kemi kontraktuar një skulptorë me një përvojë të madhe nga Shqipëria i cili do të punojë shtatoren e Adem Jasharit. Jemi dëshmitar të asaj që ndodhi para një viti me shtatoret të cilat u detyrua komuna t’i largon, kësaj radhe ato do të punohen nga një artist me përvojë të madhe”, ka thënë Adem Shabanaj, drejtor i kompanisë fituese.

Por në ARBK, kompania fituese aktivitetin e saje e ushtron në ndërtime banesore, punime nga druri, punime për veshjen e dyshemeve dhe mureve, kanalizim etj.

A po përsëritët historia e skandaleve me shtatoret në komunën e Prizrenit? /Kosova.info/

Go to TOP