Skandali i raportuar për ambasadorin Martin Berishaj, vjen reagimi i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për skandalin e raportuar në media të ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, me anë të një postimi në Facebook ka nënvizuar faktin se tani kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dikur festonin me shampanjë me Berishën.

Ai ka thënë se ky raportim godet rëndë politikën e jashtme të Kosovës, e cila sipas tij po shkatërrohet nga Qeveria Kurti.

Raportohet se ambasadori Martin Berishaj është përfshirë në skandal të madh financiar në Slloveni.Siç raporton Gazeta Nacionale, mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

Postimi i plotë i Gjoshit:

Dita e enjte u përmbyll me dy lajme secili më i zi se tjetri për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Fatkeqësisht, ambasadori i Kosovës në Kroaci, me të cilin Albin Kurti e Glauk Konjufca festonin me shampanjë, po raportohet se është përfshirë në një superskandal financiar në Slloveni. Ky lajm godet rëndë politikën e jashtme të Kosovës, e ndërtuar me shumë vështirësi, por që po shkatërrohet nga kjo Qeveri e të padijshmëve.

Gjithashtu fatkeqësisht, Albin Kurti e ktheu në vendim inatin e tij të madh. Ai, nëpër terr mori vendim që të mos mbështesë idenë e PDK-së për tërheqjen e mjeteve nga Trusti i Kosovës. Kurti nuk ka asnjë arsye pse doli kundër, veç inatit të madh që ia ka turbulluar mendjen. 

Go to TOP