S’kalon rezoluta e propozuar nga AAK-ja për çështjet e sigurisë

Një rezolutë e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit s’ka gjetur përkrahje nga deputetët e Kuvendit.

75 deputetë kanë marrë pjesë në votim, prej tyre 25 kanë qenë pro dhe 50 kanë abstenuar.

Debati për këtë rezolutë është bërë në një nga seancat e mëparshme të Kuvendit.

Kjo është rezoluta që ka propozuar AAK-ja:

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet të parë çështjet që ndërlidhen me siguri;

·      Të miratohet dhe procesohet sa më shpejt në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Kosovës;

·      Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së;

·      Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;

·      Mbështetja e plotë për Fondin e Sigurisë;

·       Krijimi i tri kushteve normale për Policët:

o   Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të Pagave

o   Sigurimi Shëndetësor për Policët e Kosovës

o   Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm

·      Mbështetja e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Go to TOP