Situata në veri, mblidhet Lëvizja Vetëvendosje

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka njoftuar opinionin për mbledhjen e mbajtur pasditen e së dielës ku temë diskutimi ishte situata e krijuar në veri.

Ai ka deklaruar se në këtë mbledhje është diskutuar “edhe për procesin zgjedhor për komunat në veri të vendit…”

Rama ka deklaruar se kryetarëve Vetëvendosja “u uroi punë të mbarë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”.

Sipas tij, në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështjet politike në vend dhe ato organizative brenda organizatës.

Kujtojmë se kryetarët e komunave veriore janë ftuar për një takim nga ambasadori amerikan nesër në mëngjes.

Go to TOP