Situata në veri, Kurti fton nesër në takim liderët opozitarë

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka ftuar në takime liderët e opozitës për të diskutuar për çështjen e sigurisë në vend, pas situatës së krijuar në veri.

Klankosova.tv. këtë e ka mësuar nga burimet e veta.

Ndërsa, një burim tjetër nga AAK-ja e ka konfirmuar se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, nesër do të takohet me Albin Kurtin në mëngjes.

Ndërsa për kryetarët e subjekteve të tjera të partive akoma nuk është bërë e ditur nëse i kanë pranuar takimet nga Kurti.

Go to TOP