Kosova.info

Situata në veri është e tensionuar, por jo për shkak të Qeverisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi të mërkurën se situata në veri të vendit është e tensionuar.

Por, sipas tij, kjo situatë nuk është për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, por “ka një pakënaqësi të strukturave ekstremiste kriminale atje”.
“Situata atje është e tensionuar. Jo për shkak të institucioneve të Kosovës, jo për shkak të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, por për shkak se ka një pakënaqësi të strukturave ekstremiste kriminale atje”.

“Mos të harrojmë se prej ardhjes në qeverisje kemi insistuar në sundim të rendit dhe ligjit atje. Kemi luftuar suksesshëm kontrabandën dhe kjo është njëra ndër arsyet”, deklaroi ai në një konferencë për media, pas mbledhjes së ekzekutivit.

E arsye tjetër tha se janë propozimet për marrëveshje që “siç duket nuk janë të pranueshme për Serbinë”.

“Dhe këto grupe kriminale i shfrytëzon që të bëjë një fokus të opinionit publik në çështje tjera e targat janë marrë si pretekst”, u shpreh tutje Sveçla.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort