Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Melodia PX – 20% zbritje për anëtarët e SPK-së

Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) dhe kompania Melodia Sh.p.k. (Melodia PX) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon të ofrojë përfitime konkrete për punonjësit e Policisë së Kosovës.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të gjithë anëtarët e SPK-së do të përfitojnë zbritje prej 20% në produktet e kompanisë Melodia PX, që vepron në fushën e furnizimit me tekstile dhe produkte të ngjashme.

Ky bashkëpunim ka për qëllim të forcojë mbështetjen ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të nxisë partneritetin ndërmjet institucioneve publike dhe sektorit privat, në funksion të mirëqenies dhe motivimit të punonjësve policorë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe Nënkryetarja e Sindikatës i dorëzuan kompanisë Melodia PX një letër falënderimi, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e dhënë gjatë organizimit të lojërave sportive kushtuar policëve të rënë në kryerje të detyrës zyrtare.

Për më shumë informacione lidhur me shërbimet dhe përfitimet e kësaj marrëveshjeje, qytetarët dhe anëtarët e SPK-së mund të vizitojnë faqen zyrtare të Sindikatës, në rubrikën “Marrëveshjet”. /Kosova.info/


Go to TOP