Sina Keyhan dhe Shega Hashani fitues te turneut të seniorve “Dita e Pavarësisë”

Federata e pingpongut të Kosovës vazhdoj me traditën e manifestimit të turneut për nder të ditës së pavarësi duke organizuar turne për veteran dhe senior me 17 dhe 18 shkurt në sallën e Hotel Venus.

FPPK u mundua që organizimin për ditën e pavarësisë ta bëjë në nivel sa më të lartë, të cilin synim edhe e arriti fal bashkëpunimit dhe angazhimit te të gjithëve si nga aspekti logjistik ashtu edhe organizativ.

Ky turne vazhdon të jetë ndër turnetë më numrin më të madh të sportistëve që organizon FPPK-ja, kësaj radhe patëm numër rekord të të paraqiturve nga lojtarët e regjistruar në klubet nga Kosova e Shqipëria, 127 meshkuj e 37 femra.

Garat u zhvilluan në dy faza, ajo e grupeve dhe e fazës eliminatore (skeletit). Në fazën e grupeve kishim nga 3 e 4 sportistë në 28 grupe të meshkujt dhe 7 grupe tek femrat. Pas shumë ndeshjeve interesante e me shumë rivalitet në fazën e grupeve që u zhvilluan nga ora 10 deri në ora 14, më të mirët nga grupet (nga 1 tek meshkujt e nga 2 tek femrat) kaluan në skeletin kryesor duke ju bashkuar elitës së pingpongistëve (32 tek meshkujt e 16 tek femrat) e kështu plotësuan skeletin 64 tek meshkuj dhe 32 tek femrat.

Në skeletin kryesor u zhvilluan 58 ndeshjet tek meshkujt e 28 ndeshje tek femrat, ku gati secila ndeshje ishte e baraspeshuar, por më të mirët vazhdoni tutje,

Ndeshjet më të forta tek meshkujt filluan nga rrethi i të 16-ës, për të vazhduar kështu deri në finale. Në të tetës e finales u takuan kampioni aktual i Kosovës Kreshnik Mahmuti dhe Sina Kayhan që konsiderohej finale para finales, (përderisa Kreshniku më herët kishte fituar ndaj Besart Domanikut dhe Rrahman Ademajt, ndërsa Sina Kayhan kishte fituar ndaj Eroll Boshnjaku e Ilir Shabani), në setin e parë dominoj Kreshniku, e ishte afër të fitonte edhe setin e dytë, por përvoja e Iraniati që sivjet mbron ngjyrat e Kpp Priping, rezultojë në fitore të merituar me rezultat 3:1.

Në çerekfinalet tjera Kejdi Kalaja nga Shqipëria befasoi Blendi Hajdarin, pastaj Aulon Bivolaku fitoi ndaj Murat Kurtulus, dhe Fatih Karabaxhaku ndaj Milot Makollit.

Në gjysmëfinalen e parë Kejdi Kalaja pati paraqitje të mirë ndaj Sina Kayhan, por jo edhe rezultatin, në fund Sina triumfoi me 3:0. Në gjysmëfinalen e dytë Fatihi Karabaxhaku fitoi me 3:0 ndaj Aulon Bivolakut i cili pati paraqitje të mirë gjatë tërë ditës.

Në Finale vazhdoj dominimi i Sina Kayhan edhe pse Fatihu ishte mjaft rezistues, e të pranishmit panë shumë shkëmbime të forta nga të dy sportistët, por në fund kampion i turneut me 3:0 u bë Sina Kayhan.

Tek Femrat po ashtu kishim shumë ndeshje të forta e baraspeshuar në të cilën ndikuan edhe lojtaret nga Shqipëria të cilat e rritën konkurrencën. Në të tetën e finales Shega Hashani fitoi ndaj Edolinda Alimhehaj me 3:0, po ashtu edhe Leoresa Imeri ndaj Elonela Hasanit, si dhe Lene Osmani nga Eris Kokoneshit, ndërsa ndeshja më e fortë dhe e baraspeshuar ishte ajo ndërmjet Taibe Rulit dhe Samanda Agollit, Kampiones nga Shqipëria, e të cilën e fitoi me rezultat 3:1 Taibja.

Në gjysmëfinalen e parë Shega Hashani dominoj ndaj Leoresa Imerit duke triumfuar me 3:0, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë u takuan dy lojtaret e reja të Kpp Prishtina Femrat, Taibe Ruli dhe Lenë Osmani, edhe pse favorite ishte Lenë Osmani, e cila edhe avancoi me 2:1 në sete, Taibja nuk u dorëzua për vazhdoj të sulmoj e kështu edhe fitoj meçin me 3:2.

Në finale Taibja dhe Shega treguan lojë shumë të mirë, sulmet e vazhdueshme të Taibes dhe loja e shpejtë e bllokuese e Shegës e bënë finalen të jetë shumë interesante, Shega nuk lejoj befasi, ajo fitoj me 3:0 e kështu mbrojti titullin nga viti i kaluar. 

Me 17 shtator edhe veteranët manifestuan ditën e pavarësisë, kishte afër 50 pingpongistëve nga Kosova e Shqipëria të ndarë nëpër grup mosha.

Pas fazës së grupeve e fazës eliminatore më të mirët dolën:

Mbi 70: 1. Vehbi Raçi, 2. Bedri Hoti, 3. Kujtim Babuni, 3 Shaip Reçica

66-69: 1. Shashivar Veliu, 2. Idriz Prestreshi, 3. Xhorxhi Skufi, Hajredin Kerqishta

60-65: 1. Feim Rama, 2. Remzi Shala, 3. Gani Pireva, 3. Nehat Çitaku

50-59: 1. Ilri Shabanaj, 2. Kasum Morina, 3. Eroll Karabaxhaku, 3. Hamzi Ajet

40-49: 1. Eroll Boshnjaku, 2. Murat Kurtulus, 3. Jeton Azizi, 3. Yll Maloku /Kosova.info/

Go to TOP