Sin Boy sjell këngën e re “Santorini Greece”
Reperi i njohur nga Shqipëria, Sin Boy, është rikthyer me projekt të ri muzikor.
“Santorini Greece”, mban titullin kënga e re, të cilën duket ta ketë realizuar në vendin të cilit ia dedikoi këtë.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale me një paraqitje të mahnitshme të artistit.
Sin Boy (Foto: YouTube)
Producimi u bë nga DJ Paco, Exitillusion drejtuar nga po ky i fundit.
Masterizimi ndërkohë u bë nga Dim Chord dhe tani të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.
Sin Boy (Foto: YouTube)
Sin për publikun u bë më i njohur si i dashuri i reperes nga Istogu, Rina Balaj, me të cilën po shijon lidhjen prej më shumë se dy vitesh.
Ata tashmë jetojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit e po ashtu bashkëpunëtorë edhe në muzikë.
Prev Post
Tjetër puthje mes Dj Pm dhe Sarës
