Simbolika tragjike e një manastiri të shkatërruar ukrainas

Në fshatin Doljna në rajonin e Donbasit, rrënojat e një manastiri të lidhur dikur me Kishën Ortodokse Ruse, qëndrojnë si një emblemë e pushtimit rrënues të Rusisë në Ukrainë.


Ky imazh nga fshati Doljna në rajonin lindor të Donjeckut  të Ukrainës më 2 nëntor, tregon rrënojat e manastirit të shekullit XIX në zemër të Sketës së Shën Heorhiyt.
1Ky imazh nga fshati Doljna në rajonin lindor të Donjeckut  të Ukrainës më 2 nëntor, tregon rrënojat e manastirit të shekullit XIX në zemër të Sketës së Shën Heorhiyt.
Një fotografi e manastirit e bërë në majin e vitit 2018. Vendi ka qenë në një zonë të ndaluar luftimesh, që kanë nisur në Ukrainën lindore që nga shkurti.
2Një fotografi e manastirit e bërë në majin e vitit 2018.

Vendi ka qenë në një zonë të ndaluar luftimesh, që kanë nisur në Ukrainën lindore që nga shkurti.
Hyrja e manastirit e fotografuar më 2 nëntor.  Manastiri dhe ndërtesat përreth tij u shkatërruan kryesisht gjatë përleshjeve mes forcave ruse dhe atyre ukrainase në pranverë.
3Hyrja e manastirit e fotografuar më 2 nëntor. 

Manastiri dhe ndërtesat përreth tij u shkatërruan kryesisht gjatë përleshjeve mes forcave ruse dhe atyre ukrainase në pranverë.
Gjatë gjithë fazës së mëparshme të luftimeve mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase, që shpërthyen për herë të parë në rajonin e Donbasit në vitin 2014, pika e  referimit ishte në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, por e lidhur me Kishën Ortodokse Ruse.
4Gjatë gjithë fazës së mëparshme të luftimeve mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave ukrainase, që shpërthyen për herë të parë në rajonin e Donbasit në vitin 2014, pika e  referimit ishte në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, por e lidhur me Kishën Ortodokse Ruse.
Një detaj arkitektonik i rrëzuar në rrënoja. Kur manastiri u shkatërrua -- thuhet se nga një sulm me raketa ruse në fillim të majit -- udhëheqja e tij i përkiste degës së kishës ukrainase të lidhur me Patrikanën e Moskës.
5Një detaj arkitektonik i rrëzuar në rrënoja.

Kur manastiri u shkatërrua — thuhet se nga një sulm me raketa ruse në fillim të majit — udhëheqja e tij i përkiste degës së kishës ukrainase të lidhur me Patrikanën e Moskës.
Muret e pasme të manastirit të grumbulluara me copëza. Që nga përçarja e vitit 2018, udhëheqësia e kishës së Ukrainës u nda midis atyre që ruanin besnikërinë ndaj Patrikanës së Moskës dhe atyre që iu bashkuan një kishe të re ukrainase.  
6Muret e pasme të manastirit të grumbulluara me copëza.

Që nga përçarja e vitit 2018, udhëheqësia e kishës së Ukrainës u nda midis atyre që ruanin besnikërinë ndaj Patrikanës së Moskës dhe atyre që iu bashkuan një kishe të re ukrainase.

 
Kuti municionesh dhe një ikonë fetare e fotografuar brenda manastirit të Doljnas. Kisha Ortodokse e Ukrainës-Patrikana e Moskës u zotua më parë për besnikëri ndaj patriarkut të Rusisë, Kirill, i cili ka qenë mbështetës i fuqishëm i pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.
7Kuti municionesh dhe një ikonë fetare e fotografuar brenda manastirit të Doljnas.

Kisha Ortodokse e Ukrainës-Patrikana e Moskës u zotua më parë për besnikëri ndaj patriarkut të Rusisë, Kirill, i cili ka qenë mbështetës i fuqishëm i pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.
Një qen i braktisur në kompleksin St. Heorhiy të Doljnas më 2 nëntor. Më 27 maj, vetëm disa ditë pas shkatërrimit të manastirit të Doljnas, Kisha Ortodokse Ukrainase e lidhur me Rusinë-Patrikana e Moskës, mori masa për të ndërprerë lidhjet me Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
8Një qen i braktisur në kompleksin St. Heorhiy të Doljnas më 2 nëntor.

Më 27 maj, vetëm disa ditë pas shkatërrimit të manastirit të Doljnas, Kisha Ortodokse Ukrainase e lidhur me Rusinë-Patrikana e Moskës, mori masa për të ndërprerë lidhjet me Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Një luledielli e rritur në rrënojat e fshatit Doljna. Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Ukrainase-Patrikanës së Moskës, kryepeshkopi Klement i tha agjencisë së lajmeve AFP në maj se kisha hodhi poshtë qëndrimin e Kirillit në lidhje me luftën. "Ai jo vetëm që dështoi të dënojë agresionin ushtarak të Rusisë, por gjithashtu nuk gjeti fjalë për vuajtjet e popullit ukrainas", tha kryepeshkopi.
9Një luledielli e rritur në rrënojat e fshatit Doljna.

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Ukrainase-Patrikanës së Moskës, kryepeshkopi Klement i tha agjencisë së lajmeve AFP në maj se kisha hodhi poshtë qëndrimin e Kirillit në lidhje me luftën.
“Ai jo vetëm që dështoi të dënojë agresionin ushtarak të Rusisë, por gjithashtu nuk gjeti fjalë për vuajtjet e popullit ukrainas”, tha kryepeshkopi.
Go to TOP