“Si mund të diskutoja me të”, Berisha zbulon se për çfarë e ka mërzitur Basha: Ishte e paimagjinueshme, ka qenë edhe ministër i Jashtëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se Lulzim Basha e ka mërzitur shumë për faktin se nuk reagoi kundër nismës “Ballkani i Hapur”, në të cilin mori pjesë edhe Shqipëria.

Ai tha se ishte e paimagjinueshme që Basha nuk reagoi për atë çështje, pasi ka qenë edhe ministër i Jashtëm. Berisha tregon se i kanë ardhur shumë mesazhe nga Kosova ku i kërkonin që t’i fliste Bashës, në mënyrë që ky i fundit të reagonte.

“Për “Ballkanin e Hapur” nuk kam folur me Bashën se jam mërzitur shumë. Si mund të diskutoja me të? Ish-ministër i Jashtëm dhe nuk bënte një deklaratë. Më vinin dhjetëra mesazhe nga Kosova, “thuaj bre burrë një fjalë atij”. Po pse, nevojë kishte për t’i thënë atij? Kur nuk kishte media apo politikanë që nuk fliste, ky nuk fliste. Atëherë ishte dakord me të. Ishte e paimagjinueshme, dhe ishte shumë i lehtë kundërshtimi”, tha Berisha.

Go to TOP