“Si e ka emrin e vërtetë Blerando?” – Santiana dhe Buci në kërkim të përgjigjjes

Buci, i njohur për interesin e tij ndaj detajeve të vogla, hodhi pyetjen intriguese: “Si e ka emrin Blerando?”

Pavarësisht nga fakti se Blerando është emri që ai përdor, banorët janë të vetëdijshëm se ky nuk është emri i tij i vërtetë.

Megjithatë, Blerando ka zgjedhur të mbajë të fshehtë identitetin e tij të plotë, duke ia treguar vetëm Albës.

Në kërkim për të zbuluar të vërtetën, Santiana e pyeti Albën me ngulm për emrin e Blerandos.

Për të gjithë befasinë, Alba konfirmoi vetëm se emri i tij i vërtetë fillon me shkronjën B, por nuk dha më shumë detaje.

Santiana, e cila nuk është e njohur për të lënë gjërat përgjysmë, u përpoq të spekulojë duke hedhur emra si “Blerim” apo “Bujar” në ajër, duke shpresuar që njëri prej tyre të ishte ai i saktë.

Ndërsjelltas, Alba qëndroi e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos zbuluar më tej, duke thënë se nuk do të ishte e drejtë që ajo të tregonte emrin pa lejen e Blerandos, por ajo shtoi se emri i tij është “shumë i bukur”.

Go to TOP