Protestohet për hapjen e rrugës ‘Xhorxh Bush’

Një grup i vogël i qytetarëve kanë protestuar në Prishtinë, ku kërkuan që bulevardi ‘Xhorxh Bush’ të bëhet i qasshëm për trafik, ngase sipas tyre bllokimi i kësaj rruge i ka shkaktuar kaos trafikut në kryeqytet.

“Sheshet të bëhen kur të ketë alternativa tjera. Kjo rrugë është shumë e nevojshme dhe duhet të hapet. Kjo rrugë në shumicën e kohës është e pa shfrytëzuar. Kërkojmë hapjen e rrugës dhe kryetari të merret vesh me qytetarët”, u shprehen disa prej protestuesve.

Gjatë ditës së shtunë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama prezantoi projektin për transformimin e Bulevardit “Xhorxh Bush”.

Kryetari Rama me këtë rast tha se ky transformim i kryeqytetit do të bëhet në periudhën 8 vjeçare ku më këtë rast kërkoi bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët.

Go to TOP