“Shuplakë për popullin ukrainas”, Berlini ndalon flamujt e Rusisë e Ukrainës për “Ditën e Fitores”

Policia në Berlin nuk do të lejojë që të shfaqen flamujt rusë dhe ata ukrainas në vendet përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore gjatë ngjarjeve që do të shënojnë përvjetorin e përfundimit të luftës në kryeqytetin gjerman.

Ata thanë se flamujt e republikave të vetëshpallura popullore Donetsk dhe Luhansk dhe simbolet e luftës ruse V dhe Z do të jenë gjithashtu të jashtëligjshme gjatë ceremonive të dielën dhe të hënën.

Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnyk, shprehu indinjatën për këtë vendim, për të cilin ai tha se ishte trajtim i njëjtë si për viktimën si për agresorin në pushtimin rus të Ukrainës, shkruan BBC.

“Jemi të tronditur që policia e Berlinit  mori këtë vendim. Kjo është një shuplakë fytyrës së Ukrainës dhe popullit ukrainas”.

Rusët festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj, ndërsa në Europën Perëndimore përfundimi i luftës përkujtohet më 8 maj.

Në një deklaratë të premten, autoritetet e Berlinit thanë se nuk dëshironin që mosmarrëveshja e fqinjëve të tyre europianë të ndikonte në politikën e vendit të tyre në 77 vjetorin e përfundimit të luftës.

“Është e rëndësishme të parandalohen provokimet dhe përshkallëzimi”, tha anëtarja e Bundesratit, Iris Spranger.

Go to TOP