Shuplaka e Will Smith ndaj komedianit të njohur kthehet ‘në një burim të mirë të ardhurash’
Shuplaka që Will Smith i dha Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” për një shaka të bërë me qethjen e flokëve të gruas së tij shkaktoi bujë të madhe mediatike.
Ndonëse kanë kaluar disa javë, kjo ngjarje po përflitet ende sidomos pas deklaratës së fundit që komediani bëri për mediat.

Ai u shpreh se nuk do ta komentonte këtë ngjarje derisa të paguhej mirë dhe priste oferta nga mediat e njohura.
“Jam mirë, kam një shfaqje të plotë dhe nuk do të flas për të derisa të paguhem. Jeta po më trajton mirë. E ktheva publikun tim. Në një moment do të flas për këtë. Dhe do të jetë serioze”, tha Rock.

Nonëse Will Smith ishte ai që u kritikua nga audienca edhe ‘Netflix” e ka hequr ‘Fast and Loose” dhe “Bad Boys 4”, të ardhurat e tyre ende janë rritur shumë.
Sipas revistës “Forbes” dhe ‘Neë York Time” libri i tij i botuar gjatë muajt Dhjetor të vitit që lamë pas është kthyer në një nga më të komentuarit në ShBA duke u renditur e 14-ta në botë.
Ky interes vjen edhe nga natyra që vetë libri ka, pasi është një autobiografi që shpjegon mendimet e tij për vetëvrasje ose marrëdhëniet e tij komplekse me të atin, të cilin ai e adhuronte, por në të njëjtën kohë e urrente për dhunën me të cilën e trajtonte nënën e tij.

