Bota

“Shumë e bukur për ta kuptuar”, Putin akuzohet se bëri koment seksist ndaj gazetares amerikane

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se një spikere e lajmeve amerikane ishte “shumë e bukur” për ta kuptuar atë në lidhje me një çështje me Evropën për sa i përket furnizimit me gaz.

Në një panel në Moskë, për Javën e Energjisë Ruse, gazetarja e CNBC Hadley Gamble pyeti presidentin rus, në lidhje me raportet se vendi po ndalonte furnizimet me gaz në Evropë në një përpjekje për të rritur çmimet.

“Grua e bukur, po i them një gjë. Ajo më thotë menjëherë të kundërtën, sikur të mos e dëgjonte atë që thashë”, i tha ai audiencës në Moskë të mërkurën.

Gamble më pas iu përgjigj Putinit, duke i thënë se ajo e “dëgjoi” atë mirë, duke shtuar se pika e saj ishte në lidhje me arsyen pse Rusia kishte marrë kaq shumë kohë për të adresuar çështjen e furnizimit me gaz.

Me të dëgjuar Putini pastaj iu përgjigj asaj: “Dëgjoni, ju sapo thatë: ‘Ju nuk po furnizoni me gaz Evropën përmes tubacioneve’. Ne po rrisim furnizimet në Evropë. Gazprom me 10 për qind. Rusia ka rritur furnizimet me 15 për qind. Ne jemi duke i rritur, jo duke i pakësuar.

“Me të vërtet thashë diçka aq të vështirë për ta kuptuar”, tha Putin derisa iu drejtua asaj, një koment seksist që nënkuptonte se gazetarja në fjalë ‘ishte shumë e bukur për ta kuptuar’.

Shfaq më shumë
//dacmaiss.com/4/3473483