Shtyhet takimi i Kurtit me Varhelyin

Takimi i kryeministrit Kurti me me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i paraparë të mbahet në ora 10:05, shtyhet për në orën 12:45.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, pa i përmendur arsyet e këtij ndryshimi.

“Takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i paraparë të mbahet në ora 10:05, shtyhet për në orën 12:45”, thuhet në njoftim.

Go to TOP