Shtyhet seanca ndaj Sveçlës e deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës

Seanca ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Drita Millaku, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, në vitin 2019, në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për një datë tjetër.

Seanca e shqyrtimit fillestar nuk është mbajtur për shkak të problemeve teknike në CD të cilat prokuroria i ka dërguar mbrojtjes.

Në ketë seancë për shkaqe shëndetësore nuk ishte e pranishme Drita Millaku.

Go to TOP