Shtyhet seanca e sotme ndaj ish krerërve të UÇK-së

Seanca e së mërkurës ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është shtyrë gjysmë ore pas fillimit të saj.

Ndërkohë që kjo seancë nga fillimi deri në përfundim ishte e mbyllur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, në fund të seancës tha se seanca e radhës është më 30 tetor.

Po ashtu, në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se kjo seancë është shtyrë për 30 tetor.

Ndërkaq dëshmitari i 29-të ka qenë i paraparë që të dëshmojë në ditën e sotme.

Ky dëshmitar ishte ftuar që të dëshmojë në seancën e 11 tetorit, ku kishte deklaruar se nuk është i gatshëm që të dëshmonte, por është i gatshëm që të shkonte në burg.

Go to TOP