Shtrenjtimi i energjisë për 15%, ZRrE-ja sot merr vendim

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE),  pritet sot të marrë vendim për tarifat e reja të energjisë elektrike.

ZRRE-ja, javën e kaluar ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n në vlerë prej 400 milionë eurosh, tarifat e energjisë elektrike, nga muaji prill, pritet të rriten rreth 15 për qind.

Rendi i ditës i mbledhjes së ZRRE-së që do të mbahet të enjten.

Miratimi i Rendit të Ditës;

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit, Operimin e Sistemit dhe Operimin e Tregut (OST/OT) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSh) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2023;

Shqyrtimi i raportit vjetor për vitin 2022;

Të tjera.

Go to TOP